Ish-ministri i jashtem dhe deputeti aktual i PD-se, Tritan Shehu, ka reaguar ne fb per maredhenien mes Rames dhe Vucicin, duke e lidhur kete fakt edhe me takimin e sotem te drejtuesve te Ballkanit ne Malin e Zi.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Rama e “hija” e Vucic ne Mal te Zi, ne Samitin e “Procesit te Berlinit”!!!
Pasi e luftuan me te gjitha fuqite e tyre kete Projekt shume te rendesishem per rrugen europiane te Ballkanit Perendimor…
Pasi i thuren lavde e vendosen ne piedestal projektin e Vucic, nen shtysen e Rusise e ndonje vendi tjeter, fillimisht te Minishengenit Ballkanik e me tej te “Ballkanit te Hapur”, si kunder peshe e Procesit te Berlinit European….
Pasi kerkuan te na lidhnin keshtu me “Traktatin EuroAsian te Serbise e Rusise….
Sot Rama nen kujdestarine ne distance te Vucic cfaqet ne Mal te Zi duke u perbetuar per “Procesin e Berlinit”, anti podit te Ballkanit te Hapur.
Kapercime akrobatike 180 gradeshe keto.
Sic duket “kercen prifti nga belaja”!
Gjykoj se se pari Rama, por dhe Vucic se bashku duhet te sqarojne mire pozicionin e tyre ndaj “Ballkanit te hapur”, e me tej te jene entusiazte per “Procesin e Berlinit”.
Se ndryshe kjo dyshe e lidhur fort tashme, do te duket si “Kali I Trojes” ne aktivitetet e “Procesit te Berlinit”….
Ne fakt jane te pa besueshem aty!




