LAJM I FUNDIT/ Rama u kërkon ministrave shkarkimin e drejtorëve

Jugulajm.net
1 Min Read

Sot në mbrëmje po qarkullon lajmi, se Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të gjithë ministrave të shkarkojnë drejtorët.

Nuk është e qartë se cilat nivele apo drejtori do të prekë kjo kërkesë e kryeministrit.

Kërkesa e Ramës ka ardhur nga Budva, ku kreu i qeverisë po merr pjesë në Samitin për Procesin e Berlinit.

Dorëheqja e parevokueshme e drejtorëve në varësi të ministrive, kërkohet nga Rama në një moment që Tirana po përballen prej dhjetë ditësh me protesta masive.

Theksojmë se vetë kryeministri Rama ende nuk e ka konfirmuar lajmin ne fjalë.

Share This Article