Horoskopi sot:
Dashi
Klima në jetën tuaj në çift do të jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të marrin vendime, sepse prej tyre varet e ardhmja. Në planin financiar, çdo gjë do të jetë shumë e thjeshtë, sepse kohët e fundit keni marrë masat e duhura.
Demi
Do ta dashuroni pa dorashka sot atë që keni në krah dhe do të ndiheni më të plotësuar se kurrë më parë. Beqarët do të fillojnë të njihen me një person interesant, me të cilin shumë shpejt mund të fillojnë edhe një lidhje të qëndrueshme. Për financat do të jetë një ditë e mirë.
Binjakët
Do të jeni shumë të drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe do të arrini të zgjidhni edhe disa probleme që ju kishin dalë. Beqarët do të ndihen mirë edhe ashtu siç janë dhe nuk do të kërkojnë me ngulm të bëjnë ndryshime. Gjendja e financave do të jetë goxha e paqëndrueshme. Nuk do të mund të kryeni asnjë investim.
Gaforrja
Dita e sotme nuk do të jetë aspak pozitive për ata që janë në një lidhje. Do të keni shumë mosmarrëveshje dhe debate me njëri-tjetrin. Beqarët do t’i habisin të gjithë me një propozim që do të bëjnë. Gjendja e të ardhurave do të jetë shumë herë më e mirë se disa kohë më parë.
Luani
Ju të dashuruarit do t’i mendoni gjërat më mirë gjatë kësaj dite dhe do të planifikoni të ardhmen me partnerin. Beqarët është më mirë të qëndrojnë vetëm edhe sot, sepse, nëse përfitojnë nga ftesat që do t’u bëhen, mund të përballen shpejt me zhgënjime. Buxheti do të ketë përmirësime të paimagjinueshme.
Virgjëresha
Sektori i dashurisë do të jetë i mbushur me surpriza gjatë gjithë kësaj dite. Beqarët do të realizojnë një takim të veçantë dhe do të jenë gati të ndryshojnë statusin, sepse do ta pëlqejnë jashtë mase personin që do të takojnë. Buxheti do të lërë për të dëshiruar.
Peshorja
Rutina rrezikon ta pushtojë sot jetën tuaj në çift dhe nuk do të përjetoni emocione, ashtu siç kishit menduar. Beqarët do të kenë një ditë fantastike, gjatë së cilës mund të marrin vendime të mëdha. Gjendja e financave do të mbetet e qëndrueshme, por ju do të jeni të kujdesshëm dhe nuk do të shpenzoni shuma marramendëse.
Akrepi
Disa planetë do ta bekojnë sot jetën tuaj në çift, ndërsa disa të tjerë do të sjellin probleme dhe mosmarrëveshje të mëdha. Tregohuni të kujdesshëm. Beqarët duhet të mendohen disa herë para se të hedhin çdo lloj hapi. Në planin financiar do të realizoni transaksione me rëndësi të madhe dhe gjendja do të vijë duke u përmirësuar.
Shigjetari
Asgjë nuk ka për të shkuar ashtu siç e keni menduar në jetën tuaj në çift. Beqarët do të ndihen gati të bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhen. Në planin financiar, disa të afërm do t’ju ndihmojnë të dilni nga problemet ku jeni futur.
Bricjapi
Mos u tregoni posesivë sot ju të dashuruarit, sepse më pas do të keni probleme të mëdha me partnerin. Më mirë do të ishte t’i merrnit gjërat sa më shtruar që të mundeni. Beqarët do të fillojnë një histori të bukur dashurie, e cila do t’ua ndryshojë tërësisht jetën. Financat do të varen nga mënyra se si do t’i organizoni. Nëse tregoheni të matur, gjithçka do t’ju ecë si duhet.
Ujori
Në orët e para të mëngjesit, ju të dashuruarit mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin. Beqarët nuk do të ndihen gati të ndryshojnë statusin, edhe pse takimet që do të realizojnë do t’ua mbushin zemrën me gëzim. Me shpenzimet duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë gjithë kohës.
Peshqit
Bashkëpunimi, dialogu dhe mirësia do të mbizotërojnë sot në jetën tuaj në çift. Beqarët gjithashtu do të kenë një ditë plot ngjyra. Gjithçka mund të ndodhë në jetën e tyre sentimentale. Në planin financiar, nuk duhet të bëni asnjë çmenduri, nëse nuk dëshironi të keni probleme të mëdha.




