Lista e të nominuarve për çmimet prestigjioze “Ballon d’Or” po bëhet publike, teksa mes emrave të përzgjedhur në kategoritë e ndryshme spikat edhe një shqiptare.
Elena Sadiku është nominuar për çmimin “Trajnerja e Vitit”, duke u përfshirë mes teknikeve që garojnë për këtë vlerësim.
Sadiku drejton aktualisht BK Häcken, pasi më herët ka qenë në krye të Celtic FC Women.
Nominimi në një prej çmimeve më prestigjioze të futbollit përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e trajneres shqiptare.




