Horoskopi sot:
Dashi
Ka ardhur koha të merrni masa serioze sot, në mënyrë që ta ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj. Në fakt, edhe partneri do të jetë i të njëjtit mendim dhe gjërat do të ecin ashtu si duhet. Beqarët do të kenë ndryshime rrënjësore në jetën sentimentale. Në planin financiar do të mund të hidhni hapat e duhur dhe gjendja do të vijë duke u stabilizuar. Do t’ju ndihmojnë edhe disa familjarë.
Demi
Jeta juaj në çift do të jetë tejet e trazuar sot. Nuk do të merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mosmarrëveshjet do të jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do të kenë një ditë plot ngjyra dhe takime mbresëlënëse. Shfrytëzojini deri në maksimum. Në planin financiar çdo gjë do t’ju ecë ashtu si e keni dëshiruar gjithmonë. Do të kryeni të gjitha investimet e dëshiruara prej kohësh.
Binjakët
Yjet do të sjellin rehatinë sot në jetën tuaj në çift. Do të dashuroheni ashtu si do ta ndjeni, pa menduar për asgjë tjetër. Emocionet dhe kënaqësitë do të jenë të njëpasnjëshme. Beqarët duhet të mos i kalojnë limitet e joshjes, sepse nëse e bëjnë do të krijojnë përshtypje të keqe për veten. Çështjet e financave nuk do të jenë aq të mira sa ju mendonit. Kujdesuni për çdo shpenzim që do të kryeni.
Gaforrja
Ditë tërësisht e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do t’ju ecin më së miri dhe shpesh do t’ju duket sikur jeni vërtet në ëndërr. Beqarët do të kenë vështirësi të mëdha për të joshur personin e duhur dhe, me shumë gjasa, do të vazhdojnë të mbeten vetëm. Në planin financiar mund të keni edhe ndonjë problem të vogël për shkak të shpenzimeve të nevojshme që do t’ju duhet të kryeni.
Luani
Do të jeni më kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do ta teproni. Fatmirësisht, ai do të jetë në humor dhe nuk do të mërzitet në asnjë çast. Beqarët do ta takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do të fillojnë me të një histori dashurie të mrekullueshme. Financat do të jenë goxha të mira, kështu që përfitoni për të shlyer borxhet që keni pasur qysh herët.
Virgjëresha
Do të jetë e pamundur të ruani një komunikim të ngrohtë me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite. Planetët nuk do të jenë në anën tuaj dhe mund të shkaktojnë probleme. Beqarët do të jenë të sigurt për hapat që duhet të hedhin dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm, në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.
Peshorja
Do të jeni shumë idealistë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ta ngrini në qiell personin që keni në krah. Edhe ai, nga ana tjetër, do t’ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do t’ju ngrejë në kupë të qiellit para të gjithëve. Beqarët do të kenë veçse mundësi për disa aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa kaq. Financat nuk do të jenë aq të mira sa për të kryer investime të tejskajshme.
Akrepi
Mos u tregoni mediokër në jetën tuaj në çift sot dhe mos kërkoni ta gënjeni atë që keni në krah. Në këtë mënyrë do të prishni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot dhe do të krijoni edhe një përshtypje të keqe. Beqarët do të bëjnë mirë t’i marrin gjërat ashtu si t’iu vijnë, pa këmbëngulur shumë. Në planin financiar duhet të tregoheni gjatë gjithë kohës të matur që të mos keni probleme.
Shigjetari
Do të ndiheni shumë mirë sot pranë atij që dashuroni dhe marrëdhënia në çift do të ecë në rrugën e duhur. Do të merrni edhe vendime me rëndësi të madhe. Beqarët do t’ia kalojnë mirë me miqtë e tyre dhe nuk do të ndiejnë nevojë madhore për një partner. Financat do të jenë goxha delikate. Do t’ju duhet patjetër ndihma e familjarëve, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.
Bricjapi
Pas një periudhe të turbullt, jeta juaj në çift do të fillojë të stabilizohet sot. Do të jeni më të hapur dhe më tolerantë me partnerin. Beqarët do të jenë shumë të ngarkuar me punë dhe angazhime, prandaj nuk do të kenë as kohë të mendojnë për krijimin e një lidhjeje. Marsi do të jetë planeti që do t’ju ndihmojë në planin financiar. Do të kryeni të gjitha investimet e nevojshme dhe gjendja do të mbetet e qëndrueshme.
Ujori
Ditë më e begatë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të keni një komunikim më të mirë dhe do të merreni vesh për çdo gjë me partnerin. Beqarët do të ndihmohen nga planetët dhe më në fund do ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ekuilibri financiar do të ketë goxha tronditje. Nëse nuk merrni masa sa më parë, ka rrezik të përballeni me vështirësi të njëpasnjëshme.
Peshqit
Shumë planetë do të ndikojnë njëherësh sot në jetën tuaj në çift. Lumturia ju pret, kështu që shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment. Beqarët, nga ana tjetër, do të jenë më shumë me fat dhe në momentin që më pak e presin do ta takojnë princin e kaltër. Në planin financiar nuk do të keni aspak vështirësi dhe kjo falë përkujdesit të treguar kohët e fundit. Do të ndiheni të qetë.




