36-vjeçarja tenton vetëvrasjen në banesën e saj, ja detajet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një grua 36-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj në Maliq të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe sipas informacioneve paraprake, e reja me inicialet J.P. është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që mund ta kenë shtyrë 36-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem.

Share This Article