Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesit e mjeteve. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor ”Fier–Levan”, pranë “Qafës së Koshovicës”.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.
Ky aks rrugor konsiderohet një “njollë e zezë” për aksidentet, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.







