LAJM I FUNDIT/ ‘Ethet e Nilit’ mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë, ja në cilin qytet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Është konfirmuar sot në 24 gusht rasti i parë i ‘Etheve të Nilit’ në vendin tonë. I prekuri është një 72-vjeçar i cili ndodhet aktualisht në karantinë në Spital dhe po merr mjekimin përkatës.

Sipas burimeve, mësohet se 72-vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe ka qene duke dalë në lulishte, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja.

Deri më tani është rasti i vetëm pasi janë bërë analiza të tjera tek persona të afërt të tij, por të gjithë kanë rezultuar negativë.

Mësohet se ditën e nesërme do të vijë një grup specialistesh, për të bërë dezinfektimin e zonës.

Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjitha qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje.

Share This Article