LAJM I FUNDIT/ 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në det

Jugulajm.net
1 Min Read

Një i ri 18-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në plazh.

I riu është gjetur pa shenja jete në zonën e Kunes, Shëngjin. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari nga Kosova është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article