VIDEO/Arbëreshët e Italisë vijnë në Gjirokastër të impresionuar nga bukuritë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një grup prej 40 arbëreshë të Italisë vizituan Gjirokastrën duke shërbyer si ambasadorë të shkëmbimit të traditave dhe vlerave tona kombëtare.

Pjesëtarët e grupit vinin nga “Piana degli Albanesi” në Siçili ndërsa përgjatë vizitës së tyre janë njohur me historikun dhe trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës. Arbëreshët e ardhur nga Italia u shprehën se vazhdojnë të trashëgojnë në breza traditat dhe vlerat tona kombëtare. Për ta, kjo nuk është thjesht një vizitë turistike. Është një rikthim simbolik në vendin e origjinës dhe mundësi për të forcuar lidhjet historike, gjuhësore e kulturore me Shqipërinë.

Në fokus të takimit janë traditat arbëreshe, gastronomia, produktet tipike dhe shkëmbimet kulturore e tregtare, ndërsa nisma synon të përfshijë edhe komunitetin arbëresh të San Marzano di San Giuseppe në Puglia. Gjirokastra synohet të kthehet kështu në një urë lidhëse mes Sicilisë, Puglias dhe Shqipërisë, duke i dhënë një dimension të ri turizmit të rrënjëve.

Vizita nuk kufizohet vetëm në tur turistik, por është pikënisje për shkëmbime të përbashkëta në fushën kulturore midis arbëreshëve të Italisë dhe Gjirokastrës.

Përgjatë sezonit veror në Gjirokastër u organizuan aktivitete kulturore,koncerte, panaire, etj të cilat promovuan vlerat dhe traditat kombëtare për vizitorët dhe turistët.

 

Share This Article