Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë, ku dy efektivë të Policisë kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë ndërhyrjes për ndalimin e një shtetasi gjerman.
Gjithçka ka nisur pas denoncimit të një 27-vjeçari, i cili ka pretenduar se një drejtues automjeti i kishte hedhur benzinë mbi makinën e tij, gjatë udhëtimit nga Hani i Hotit drejt Shkodrës.
Policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan, por gjatë ndërhyrjes 47-vjeçari gjerman ka refuzuar të identifikohet dhe sipas uniformave blu, ka goditur me thikë dy efektivë.
Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është neutralizuar dhe shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




