Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për policët, që qëndrojnë në vijën e parë të frontit në protestë, do të jepen 2500 euro.
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje efektivëve të mos e pranojnë helmin e Ramës.
Sipas Berishës, Rama kërkon mercenarizmin e tyre total për qëllime personale.
“Qëndrimi im është thirrja ime për çdo anëtar të forcave të policisë: Mos e pini helmin e Kserksit. Ai është helm për ta. Ai kërkon mercenarizmin e tyre total për qëllime personale. Braktisni detyrën, kaloni në anën e studentëve, kjo është thirrja ime për çdo anëtar të policisë së shtetit.”, tha kryedemokrati Berisha.




