Policia e Tepelenës ka arrestuar tre të rinj, të cilët vodhën një automjet në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër.
Njoftuimi i policisë:
Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nearby”, për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer 2 ditë më parë.
Vodhën 1 automjet në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti.
Sekuestrohen edhe një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 armë të ftohta (thika), që u gjetën në automjetin e njërit prej të arrestuarve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, në kuadër të operacionit “Nearby”, për zbardhjen e vjedhjes së një automjeti, në qytetin e Tepelenës, kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar shtetasit:
K. P., 24 vjeç, F. H., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Tepelenë.






