Shpallet në kërkim 40-vjeçari nga Libohova, i mori kalin shtetasit nga Suha

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. Ç., 40 vjeç, banues në Libohovë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një kafshë pune (kalë), shtetasit L. M., banues në fshatin Suhë, Libohovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article