48-vjeçarja bën kallëzim në polici, janë helmuar kafshët endacake te “Blloku i Furrave”

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasja A. O., 48 vjeçe, banuese në Gjirokastër, se shtetas të paidentifikuar kanë helmuar disa kafshë endacake, në lagjen “Blloku i Furrave”. Punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article