Dy shqiptarë kanë humbur jetën nga një aksident i ndodhur pasditen e së shtunës në Nea Peramos të Kavallës, në rrugën drejt zonës së Ammolofit.
Motoçikleta dhe monopatina elektrike që drejtonin u përplasën në rrethana që ende po hetohen.
Viktimat janë 34 vjeç, dhe 36 vjeç, të cilët ishin miq të ngushtë.
34 vjeçari që drejtonte motoçikletën humbi jetën nga plagët e marra.
36 vjeçari u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 36-vjeçari ndërroi jetë gjatë orëve të para të mëngjesit, duke e çuar në dy numrin e viktimave të aksidentit.
Autoritetet greke po hetojnë për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në aksidentin.




