Një punonjësi i IMT në Berat u arrestua pasi u kap në flagrancë duke kryer veprën penale të korrupsionit.

36-vjeçari akuzohet për korruspion dhe shfrytëzim posti pasi ka ushtruar presion mbi një shtetas duke i shmangur gjobën kundrejt përfitimeve monetare.

Njoftimi:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike në DVP Berat kanë depozituar kallëzim në  Prokurori se një punonjës i IMT, Berat, i ka kërkuar shuma monetare një shtetasi në mënyrë që të shmanget gjobën.

Në vijim të hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë duke marrë shuma monetare shtetasin P. K., 36 vjeç, banues në Berat, punonjës në IMT Berat.

Nga hetimet e kryera është arritur të dokumentohen veprimet korruptive të punonjësit P. K., i cili duke keqpërdorur dhe shfrytëzuar atributet që i jep detyra ka ushtruar presion mbi një shtetas duke i shmangur gjobën kundrejt përfitimeve monetare.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.