Aksident, kamioni përplas të moshuarin me biçikletë, dërgohet me helikopter në Tiranë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj së diele, ku sipas të dhënave paraprake, një kamion që po devijonte drejt kantierit i ka prerë rrugën një të moshuari që po lëvizte me biçikletë, duke e përplasur dhe më pas e tërhequr zvarrë për disa metra.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, pranë një kantieri ndërtimi.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Share This Article