“MALE, RE DHE PLISA TË BARDHË” ka qene emri i ekspozites qe u çel mbremjen e djeshme ne kalane e Gjirokastres nga piktori i njohir gjirokastrit Bashkim Ahmeti.
Ekspozita u çel ne ambientet historike të Kalasë së Gjirokastrës, ku piktori Ahmeti solli për publikun 25 punime të realizuara në teknikë mbi kanavacë.
Vetë piktori shprehet se nuk është rastësi zgjedhja e Gjirokastrës për prezantimin e kësaj ekspozite, pasi qyteti mbetet një nga hapësirat më frymëzuese për krijimtarinë e tij artistike dhe një vend ku arti vlerësohet nga publiku vendas dhe vizitorët e huaj.
Ekspozita “Male, re dhe plisa të bardhë” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 10 gusht 2026, duke u kthyer në një tjetër pikëtakim mes artit dhe kulturës në zemër të qytetit të gurit.



