EMRAT/ Arrestohen 14 persona, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis

Jugulajm.net
1 Min Read

Rreth 14 persona të dyshuar për veprimtari kriminale janë vënë në prangat e policisë gjatë një aksioni, ku u sekuestruan afro 10 mijë rrënjë kanabis sattiva në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Të arrestuar janë  shtetasit: Elez Çulaj, Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.

Një pjesë e sasisë së kanabisit ishte mbjellë në një mjedis të hapur dhe një pjesë tjetër në një serë aty afër.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kultivimit të kanabisit dhe personave të përfshirë.

Share This Article