Një ngjarje tej mase tronditëse është zbuluar, ku një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në qytetin e Durrësit, pasi mbante me forcë në banesën e tij një vajzë 15-vjeçare, duke ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike dhe duke e penguar të largohej.
Njoftimi i Policisë:
Mbajti me forcë në banesë një 15-vjeçare, duke mos e lejuar të largohej dhe duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.
Gjatë ndërhyrjes, Policia i gjeti 33-vjeçarit një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion luftarak.
Enea Zeqiri., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës.
Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.




