Kalimi i semaforit me të kuqe ka ‘tradhtuar’ një 19-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u zbulua në trafik droge.
Karabinierët e Peruxhias e arrestuan pas kontrollit të mjetit. Ngjarja ndodhi në Ponte Valleceppi, ku adoleshentit iu gjetën njëmbëdhjetë pako me kokainë, me një peshë totale prej 7.6 gramë.
I riu po drejtonte një makinë kur oficerët vunë re shkeljen.
Mosrespektimi i kodit të trafikut nga ana e tij i lejoi Karabinierëve ta ndalonin dhe ta arrestonin.
Një kontroll i personit dhe automjetit të tij çoi në zbulimin e kokainës së fshehura brenda makinës, informon media italiane.
U gjetën gjithashtu 1500 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës.




