VIDEO/Interes gjithnjë e më i paktë nga të rinjtë për Shkollën Profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër

Jugulajm.net
1 Min Read

Ndonese Gjirokastra ne fushen e turizmit ka nevoje te ngutshme per punonjes e sidomos te kualifikuar, ne Shkollen e Mesme Profesionale “Thoma Papapano” dega e hoteleri-turizmit kete vit rrezikon te çelet, per te mos thene qe nuk do te hapet.

Regjistrimet jane shume te pakta dhe numri minimal i nxenesve eshte thuajse e pamundur te plotesohet ndonese rregjistrimet vazhdojne deri ne fundin e muajit shtator. Per drejtoreshen Renata Puleri kjo situate mund te ndryshoje vetem me vendosjen e detyrimit per te punesuar profesioniste ne njesite e sherbimit apo ato hoteliere-shprehet ajo per Jugulajm.net
Ne Shkollen e Mesme Profesionale “Thoma Papapano” ne Gjirokaster, qe mbledh te rinj nga gjithe rajoni jugor, kete vit ka nje renie te theksuar te numrit te nxenesve. Te rinjte qe jane regjistruar ne kete shkolle preferojne kryesisht deget e sherbimeve ne automjete apo teknologji informacioni.

Nje tjeter arsye qe te rinjte nuk preferojne shkollen profesionale eshte edhe orientimi qe mesuesit e shkollave 9- vjecare bejne drejt gjimnazeve.

Share This Article