FOTO/ Aksident, përplasen 2 makina, plagosen 2 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në territorin e Bashkisë Gramsh. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit.

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet, kryesisht në pjesën e përparme të tyre.

Share This Article