Ide, kultura dhe perspektiva të ndryshme u bënë bashkë në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër në kuadër të “Students Global Summit”

Jugulajm.net
1 Min Read
Studentë dhe pedagogë nga Western Michigan University, Spanja, Polonia dhe UGJ u bënë pjesë e një dite diskutimesh, bashkëpunimi dhe shkëmbimi ndërkulturor.
Sesioni i parë u hap me përshëndetjen e Rektorit dhe prezantimin e Zv/Rektores, duke vijuar më pas me diskutime në grupe ku studentët ndanë përvoja mbi kulturat, mënyrën e jetesës dhe realitetet nga vendet prej nga vijnë.
Në sesionin e pasdites, fokusi kaloi tek temat globale dhe sfidat bashkëkohore:
– sfidat kombëtare dhe ndryshimet shoqërore,
– roli i lidershipit në adresimin e tyre,
– përfshirja e të rinjve në politikëbërje,
– promovimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) nga të rinjtë në kulturat respektive.
Summiti u kthye në një hapësirë ku studentët jo vetëm prezantuan perspektivat e tyre, por edhe ndërtuan ura komunikimi përtej kufijve, kulturave dhe sistemeve të ndryshme shoqërore.
Një eksperiencë që tregoi se universiteti mbetet një nga vendet më të rëndësishme për dialogun global dhe bashkëpunimin mes të rinjve.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe persona duke studiuarMund të jetë një imazh i duke studiuarMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe persona duke studiuarMund të jetë një imazh i një ose më shumë personaMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, persona duke studiuar dhe teksti që thotë "les"Mund të jetë një imazh i një ose më shumë personaMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe persona duke studiuarMund të jetë një imazh i duke studiuarMund të jetë një imazh i teksti
Share This Article