Mbyllja e shkollës “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Jugulajm.net
1 Min Read

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, permes nje reagimi ne fb ka sqaruar situaten në lidhje me shkollën e mesme jopublike ” Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër.

Ja reagimi i plote:

SQARIM
Në vijim të informacioneve që kanë qarkulluar në media gjatë orëve të fundit, në lidhje me shkollën e mesme jopublike ” Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër, dëshirojmë të saktësojmë sa vijon:
Shkolla jopublike në fjalë ka ushtruar aktivitetin e saj në mënyrë të pandërprerë nga viti 1998 deri në vitin 2025.
Gjatë kësaj periudhe, shkolla, e cila u themelua dhe funksionoi nën kujdesin e veçantë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryepiskopit të lumur Anastas, u ka mundësuar qindra të rinjve arsimimin dhe kultivimin e vlerave të krishtera.
Vendimi i marrë nga autoritetet është një përgjigje administrative ndaj kërkesës së vetë institucionit.
Vepra e Kishës Orthodhokse në fushën e arsimit vijon me përkushtim të plotë përmes institucioneve të shumta arsimore të të gjitha niveleve, të shtrira në të gjithë vendin.
Share This Article