FOTO/ Aksident, shoferi humbet kontrollin, kamioni përfundon në kanal

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj së premteje,  ku një kamion përfundoi në kanal në afërsi të fshatit Panaja, Vlore.

Mësohet se shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë, humbi kontrollin dhe për pasojë u përmbys në anë të rrugës.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Share This Article