Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në Francë pasi një 19-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Sipas raportimeve autori është larguar me makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
19-vjeçari shqiptar ndodhej në fund të Avenue Charras, pranë stacionit të trenit SNCF kur u qëllua për vdekje. Autori, i cili hapi zjarr nga një makinë, ka mundur të arratiset.
Hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i 19-vjeçarit shqiptar.




