Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit

Jugulajm.net
1 Min Read

Sokol Bizhga merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i komanduar. Shkresa që mban numrin 70/y e firmosur nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu, i është dërguar në mesditë drejtuesit të lartë Sokol Bizhga, i cili deri më tani mbante postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm.

Kompetencat e kryepolicit Bizhga i mori pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës me arsyetimin se në protestën e Partisë Demokratike më 28 shkurt nuk u ruajt rendi dhe siguria, kryesisht në Vila 31, ish vila e Erver Hoxhës, ku protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarrë ndërsa brenda godinës ndodheshin 7 artistë francezë.

Sokol Bizhga do të qëndrojë në këtë detyrë derisa pasuesi i Ilir Prodës të zgjidhet me konkurs.

Garues duhet të jetë të gjithë ata persona që mbajnë gradën Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë në Policinë e Shtetit.

Share This Article