EMRI-FOTO/ Ja kush është 26-vjeçarja që humbi jetën sot në aksidentin tragjik

Jugulajm.net
1 Min Read

Kjo është 26 vjeçaraja e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të mesditës së sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin në zonën e Pojskës. 26 vjeçarja Elmedina Lloga ka qenë duke udhëtuar me drejt Pogradecit dhe ka qenë e ulur në vendin e pasagjeres në mjetin tip Volsvagen me targa të Strugës.

Në momentin e përplasjes së fortë mes dy mjeteve, goditja më e madhe ka qenë pikërisht në krahun e pasagjerit ku ajo ka qenë e ulur, duket se goditja ka ardhur në këtë pjesë të makinës pas devijimit që ka tentuar drejtuesi i volsvagenit të bëjë për të shmangur përplasjen.

Goditja ka qenë aq e fortë saqë hekurat e makinës e kanë bllokuar brenda 26 vjeçaren duke mos pasur asnjë mundësi të nxirrej në momentin e parë, është dashur rreth 15 min punë nga zjarrfikësit dhe policia për të prerë derën dhe mjetin dhe nxjerrjen e saj, fatkeqsisht të pajetë.

Nuk dihet se cili ishte destinacioni i 3 personave nga Struga që udhëtonin në drejtim të Pogradecit.

Share This Article