Nga Tritan Shehu- Deputet i PD, Qarku Gjirokaster
Demokratet e Qarkut te Gjirokastres, te pa lekundur ne mbrojtje te te vertetes, demokracise, dinjitetit-sinkron kjo me vlerat e pergjitheshme ne ate Qark.
Nje falenderim i pa mase, te gjithe demokrateve te atij Qarku, per vizionin e tyre, qendresen e tyre, pavaresisht presioneve nga me te ndryshmet mbi ata ne ditet e veshtira, por krenarie qe prej fillimit te vjeshtes 2021.
Per besimin e pa tundur qe treguam ndaj idealeve te tyre, ndaj Liderit tone Sali Berisha.
Jo rastesisht Foltorja e Berishes ne ate Qark, u mbajt me 6 Tetor 2021 ne Hotel Olimpik, si nje nga te parat te organizuara.
Entusiazmi e besimi per clirimin e te vertetes nga “zinxhiret” e komplotisteve, ishin te pa lekundura.
Dhe ky besim i ka shoqeruar ata demokrate ne te gjitha keto vite perpjekjeje.
Ne Kuvendin e Madh ne Arenen…
Reth selise se bunkerizuar te PD, ndaj gazit, ujit e shkopinjeve te policise, si instrument dhune e agresioni ne sherbim te atij komploti.
Ne protestat ne Tirane e Qark, ne qendrimet e pa lekundura, te frymezuar nga qartesia e mendimit dhe vizionit te tyre.
Ne aktivitet politike, sociale, elektorale ne te gjithe keto vite.
Sot jane krenare, sepse diten te zgjedhin anen e te vertetes, dinjitetit, te drejtes.
Vecanerisht krenare jane sot kur mbas shume perpjekje e verteta triumfoi.
Ai komplot qe dukej kaq i pa thermueshem atehere, u shperbe, u thermua per turpin e atyre, qe ishin autoret e tij.
Per krenarine e atyre qe ju kundervune prej diteve te pare asaj “ngrehine” turpi, jo vetem me hekur e beton.
Dhe nje vend nderi ketu kane demokratet e Qarkut te Gjirokastres, si percues te denje te Frashellinjeve, Cercizit e shume te tjereve, qe kane ndricuar historine tone.




