Ndërron jetë një grua, pasagjere në njërin nga mjetet e përplasura në një aksident të ndodhur ditën e sotme në Pojskë. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër, që është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




