Katër të arrestuarit për nxjerrjen e të dhënave do hetohen me masa të buta sigurie.
Gjykata e Tiranës ka liruar 4 të arrestuarit që zbuluan pagat e mbi 690 mijë qytetarëve shqiptarë.
Për Eni Qirjakon, specialisten e IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila i kaloi të dhënat kolegut të saj, gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndërsa për kolegun e saj Andi Agaraj, gjykata caktoi masën “arrest shtëpie”.
Gjithashtu per Klodian Sota dhe Endri Ikonomi gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Hetimet nxorrën në pah se të dhënat e qytatërëve shqiptarë dolën në publik vetëm për 20-30 mijë lekë.