Horoskopi sot:
DASHI
Dashuria do të shkojë më së miri sot për ju që jeni në një lidhje. Beqarët do të jenë të dëshpëruar dhe nuk do ta kenë aspak mendjen për të filluar një lidhje. Në planin financiar, tregohuni shumë të matur, sepse çdo gabim, sado i vogël, do t’ju prishë ekuilibrin.
DEMI
Do t’ju duhet të bëni disa ndryshime sot në jetën tuaj në çift, në mënyrë që gjithçka të ecë si duhet. Beqarët do të ndihen gati të pranojnë ftesën e një personi dhe ta ndryshojnë përgjithmonë statusin e tyre. Me financat do t’i keni punët shumë mirë dhe do të arrini të kryeni të gjitha shpenzimet e planifikuara.
BINJAKËT
Sot do të mundoheni me sa të keni fuqi të vendosni rregull në jetën tuaj në çift. Beqarët do të jenë gjithë kohës të përhumbur dhe as që do të mendojnë për një lidhje. Nëse doni që financat të fillojnë të stabilizohen, duhet të dëgjoni këshillat e specialistëve.
GAFORRJA
Do ta mbroni nga çdo gjë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite, ju të dashuruarit, dhe nuk do të lejoni askënd të ndërhyjë në të. Beqarët do të realizojnë plot takime dhe nuk do të dinë se për cilin të vendosin më pas. Gjendja e financave do të jetë paksa më delikate se më parë, kështu që duhet patjetër të merrni masa.
LUANI
Hapeni zemrën sot, ju që jeni në një lidhje, dhe dëgjojeni me vëmendje atë që do t’ju thotë partneri. Keni për t’u ndier për mrekulli. Beqarët do të kërkojnë pa fund princin e kaltër, por nuk do t’ia arrijnë dot. Buxheti do të fillojë dalëngadalë të përmirësohet, falë të gjitha masave që keni marrë së fundmi.
VIRGJËRESHA
Bëni sot disa ndryshime në jetën tuaj në çift, në mënyrë që t’i jepni një tjetër kuptim lidhjes. Të gjithë kanë nevojë të provojnë gjëra të reja herë pas here. Beqarët do të kenë vetëm disa takime dhe asgjë më tepër se kaq. Në planin financiar, gjithçka do të ecë për mrekulli.
PESHORJA
Nëse keni një lidhje të shëndoshë dhe mirëkuptimi mbizotëron gjatë gjithë kohës, edhe sot gjithçka do t’ju ecë më së miri. Beqarët nuk do të jenë me fat dhe nuk do ta gjejnë dot princin e tyre të kaltër. Në planin financiar, ka rrezik të përballeni me vështirësi të mëdha.
AKREPI
Nuk do të keni asgjë për çfarë të ankoheni sot, ju që jeni në një lidhje, sepse partneri do t’ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës dhe do t’ju bëjë të ndiheni si në ëndërr. Beqarët do të kenë vetëm disa flirte pa asnjë të ardhme. Do t’ju duhet ende të prisni për ndryshime. Financat do të dini si t’i menaxhoni dhe nuk pritet asnjë vështirësi.
SHIGJETARI
Sot do t’i ndryshoni rrënjësisht planet që kishit bërë për jetën tuaj në çift dhe gjithçka do të jetë shumë ndryshe. Ata që janë vetëm nuk do të arrijnë ta joshin personin që pëlqejnë dhe do të mbeten me të njëjtin status. Në planin financiar, duhet të tregoheni më të matur dhe të mos hidhni hapa të nxituar.
BRICJAPI
Ditë goxha intensive dhe emocionuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do të kalojnë një ditë problematike, kështu që nuk do të jenë gati të hedhin hapa në sektorin e ndjenjave. Gjendja e financave, fatmirësisht, nuk do të jetë aspak e keqe.
UJORI
Do të keni ide të tjera sot për mënyrën se si ta ndryshoni rutinën e jetës suaj në çift dhe do të bëni çdo gjë që t’ia arrini qëllimit.Për beqarët ka ardhur momenti më i përshtatshëm për të filluar lidhje të qëndrueshme dhe afatgjata. Bëjini sytë katër gjatë gjithë ditës. Në planin financiar, mos kërkoni të pasuroheni menjëherë, por merrini gjërat sa më shtruar.
PESHQIT
Do t’i përkushtoheni gjithë kohës partnerit tuaj sot dhe do të ndiheni të dy mjaft të lumtur. Beqarët do të kenë mosmarrëveshje me disa miq dhe do të mërziten. Për këtë arsye, nuk do të pranojnë as ftesat që do t’u bëhen. Në planin financiar, kufizojini në maksimum shpenzimet, në mënyrë që të mos keni probleme.




