EMRAT/ Sherri në Parlament, përjashtohen me 60 ditë 6 deputetë të PD-së

Jugulajm.net
1 Min Read

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit me 60 ditë gjashtë deputetë të Partisë Demokratikë, pas përplasjeve fizike që shënjuan seancën plenare të së enjtes.

Bëhet fjalë për Flamur Noka, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka dhe Luciano Boçi.

Pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, seanca e djeshme parlamentare vijoi me votimin e çështjeve të parashikuara në rendin e ditës.
Gjatë saj u miratuan gjashtë projektligje dhe tre projektvendime.

Mes vendimeve të votuara ishte edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.

Share This Article