LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri, vritet 1 person

Jugulajm.net
1 Min Read

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, ku një automjet në lëvizje është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, nga të shtënat ka humbur jetën një person.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me protestat e dhunshme që po zhvillohen gjatë mbrëmjes në akset kryesore të kryeqytetit.

Autoritetet dhe forcat e policisë kanë rrethuar vendngjarjen dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e atentatit.

Share This Article