Intensiteti i reshjeve te shiut oret e fundit ne qytetin e Gjirokastres, ka shkaktuar probleme me rreshkitjet e tokës.
Keshtu, ne zonen muzeale eshte konstatuar rreshkitje poshte kalase se qytetit ne rrugen, qe te çon ne drejtim te lagjeve Dunavat, Manalat, Cfakë, Pazari i Vjeter.
Nen kalldrem eshte konstatuar rreshiktje e bazamentit, duke lene ne ajer pjesen anesore të rruges se gurte.
Deri me tani autoritetet nuk kane sinjalizuar per te vendosur shenja identifikuese.