(EMRAT) Dyshimet për tjetërsimin e pronave në Zvërnec, SPAK kontrolle në Tiranë dhe Vlorë

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve që po zhvillon për dyshimet mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Zvërnecit.

Gazetarja Klodian Lala raporton se një prej tyre është Pëllumb Petriti ish-avokati që falsifikoi pronat për llogari të Artur Shehut.

Po ashtu kontrolle janë zhvilluar edhe te Redi Struga.

SPAK dyshohet se po heton një skemë të gjerë të tjetërsimit të pronave në Zvërnec, ku bëhet fjalë edhe për një projekt turistik që lidhet me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan, Donald Trump.

Share This Article