Një 43-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, duke punuar në banesën e D. H, 48 vjeç, ka rënë nga çatia.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.