Territori shqiptar është përfshirë nga i nxehti afrikan, duke bërë që temperaturat shumë të larta të mbizotërojnë në shtrirjen perëndimore, por gjithashtu edhe në zonat malore.
Kthjellimet do të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë, ndërsa vranësirat e lehta dhe kalimtare priten të jenë prezente në zonat e thella malore.
Sipas MetetoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.