Horoskopi sot.
Dashi
Kjo e premte është një ditë veçanërisht e favorshme për ndjenjat, përfitoni prej saj. Puna është stresuese, por së shpejti mund të relaksoheni.
Demi
Qielli ju buzëqesh, Hëna është në shenjën tuaj, dashuria në superformë. Edhe puna po shkon mirë, por ju mund të bëni më mirë.
Binjakët
Nëse keni takuar një person disi misterioz ditët e fundit, përpiquni të mësoni më shumë për të. Sa i përket punës, duhet të ambientoheni me idenë se angazhimet nuk mund të zgjasin përgjithmonë.
Gaforrja
Ditë e dyshimtë për ndjenjat, më mirë të mos debatoni me partnerin. Puna do t’ju sjellë disa të papritura me të cilat do të duhet të merreni.
Luani
Qielli është në anën tuaj, përpiquni të shfrytëzoni sa më shumë këtë ditë në dashuri. Kolegët ju respektojnë dhe ju vlerësojnë, e gjitha kjo falë jush!
Virgjëresha
Emocionet janë të shumta këtë të premte, jeni të dyzuar, duhet të sqaroni pak gjërat me veten. Mundohuni të mos i konsideroni edhe kolegët tuaj miq, ata i përkasin punës!
Peshorja
Peshk shumë i madh në një liqen shumë të vogël, kështu ndiheni së fundmi. Puna ju kënaq, por keni nevojë për ndryshim.
Akrepi
Hëna kalon në shenjën tuaj, duhet të përfitoni prej saj tani, sa jeni në kohë. Puna vazhdon me rutinën e saj, por pushimet janë afër.
Shigjetari
Diçka mungon në marrëdhënien tuaj, por ju duhet ende të sqaroni ca gjëra me gjysmën tjetër. Për punonjësit, promovime shfaqen në horizont, me efekt pas verës.
Bricjapi
Jeni konfuz, ose ndoshta thjesht ndjeni se duhet të jeni vetëm. Shumë kolegë kanë ende nevojë për ju në punë.
Ujori
Dyshimi ju lodh, më mirë për ju nëse e lini pas. Për momentin puna është aty, por nuk është ajo që prisnit.
Peshqit
Magjia e dashurisë, ky është qëllimi juaj i vetëm ndaj futjuni me kokë. Puna shfaq disa gjëra të ngutshme, por duhet të përmbaheni.