FOTO/ Rrëzohet palma në mes të bulevardit, rrezikohen kalimtarët

Jugulajm.net
0 Min Read

Një palmë u rrëzua papritur ditën e sotme në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës, duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Rruga u bllokua përkohësisht dhe policia po menaxhon qarkullimin, ndërsa pritet largimi i palmës.

Ngjarje të ngjashme janë shënuar më herët në të njëjtin bulevard dhe zona të tjera të Durrësit.

Share This Article