Himarë, turistët përfundojnë në mes të dallgëve, shpëtohen nga policia

Jugulajm.net
1 Min Read

Jugu i Shqipërisë është përfshirë nga moti i keq dhe me erë të fortë duke krijuar situata të rrezikshme për pushuesit, të cilët kanë përdorur mjete të vogla lundruese.

Policia kufitare ka shpëtuar disa turistë, të cilët kanë përfunduar disa kilometra larg bregut për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar mbytjen.

Një çift nga Tirana ka kërkuar ndihmë nga policia Kufitare e Himarës, pasi për shkak të erës së fortë kanë përfunduar rreth 3-4 km larg bregut.

Fatmirësisht turistët të cilët kanë kërkuar ndihmën e policisë janë shpëtuar, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për evitimin e daljes në det me mjete të vogla.

Share This Article