Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën që ka njoftuar bojkotin e procesit mësimor në kuadër të protestave në universitete.
Për pasojë, në këtë institucion nuk ka bojkot dhe mësimi vijon normalisht. Rektori i ketij universiteti Prof.Dr Jaho Canaj deklaron se Universiteti i Gjirokastres nuk është pjesë e kësaj lëvizjeje dhe se është njohur për herë të parë me sindikatën ditën e djeshme, përmes mediave.
Studentët kanë vijuar normalisht frekuentimin e auditoreve që nga dita e parë e vitit akademik, ndërsa, sipas rektorit, as studentët dhe as pedagogët nuk kanë kërkuar bojkot të procesit mësimor.



