Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë ditës së shtunë Shqipëria do të përfshihet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por me alternime vranësirash gjatë ditës. Në jug të vendit priten reshje të shkurtra dhe lokale shiu, me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Në zonat detare pritet valëzim i forcës 1–2 ballë, ndërsa në përgjithësi kushtet atmosferike do të jenë më të favorshme krahasuar me ditët e fundit me temperatura të larta.




