Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesin të kësaj së shtune në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në hyrje të rrugës “Onhezmi”.
Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përplasur fillimisht me kazanët e mbeturinave që ndodheshin në anë të rrugës dhe më pas me dy pemë.
Përplasja ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në automjet, si dhe në pemët përgjatë trotuarit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe nga aksidenti nuk janë dëmtuar automjete të tjera.
Pas ngjarjes, në zonë kanë ndërhyrë punonjësit e shërbimeve, të cilët kanë prerë dhe larguar dy pemët e dëmtuara nga përplasja, me qëllim shmangien e rrezikut për kalimtarët dhe garantimin e vijimit të sigurt të qarkullimit.









