Gjatë mbrëmjes së djeshme në Memaliaj, dy qirinj të ndezur përfshinë nga flakët një shtëpi të banuar nga 4 pjesëtarë.
Brenda banesës ndodheshin 4 persona, ndërsa fatmirësisht janë shpëtuar dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.
I vetmi që ka pësuar djegie të lehta është kryefamiljari Fatmir Shehu, 50 vjeç, i cili po merr ndihmën e nevojshme në spitalin e Gjirokastrës.
Mësohet se familja Shehu, ndonëse kishin energji elektrike në shtëpi, kishin njëlloj rituali të përhershëm ku ndiznin qirinj në darkë dhe i vinin në dritare.
Ndërkohë pas ngjarjes, fqinjët kanë zbuluar detaje të reja.
Komshiu i familjes Shehu, që u rrezikuan nga flakët tregon momentin kur iu dha ndihma e parë kësaj familje, që të gjithë vuajnë nga problemet e shëndetit mendor dhe çdo mbrëmje ndiznin qiririn si një shenjë rituali fetar.
Komshiu i familjes që u rrezikua nga zjarri:
Isha në shtëpi brenda me vajzën dhe gruan. Erdhi vajza me vrap më thotë eja na nxirr nënën se është brenda, shkova e pashë flakë e madhe s’kishte perëndi të futeshe brenda.
Unë mora në telefon policinë dhe pastaj erdhi zjarrfikësja dhe e fiku zjarrin. Këtë banesën e kanë të tyren, dyshohet se në tavolinë kishin qirinj të ndezur nuk e dimë të saktë.
Të 4 personat e familjes janë me probleme mendore dhe nuk lëvizin fare, janë pak problematik në lagje, policia dhe bashkia e di po thonë s’kemi çfarë tu bëjmë. Shteti të merret me këtë punë.
Këtu është rrugë nacionale, kalojnë vajza fëmijë dhe kanë frikë nga këta por dalim ne i shoqërojmë.