Arrestohet 43-vjeçarja, goditi me thikë babain e saj

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 43-vjeçare është arrestuar ditën e sotme, pasi ka goditur me thikë babain e saj në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article