Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Kavajë. Sipas raportimeve ka humbur jetën një kalimtare 50-vjeçe.
Viktima bëhet me dije se është përplasur nga një automjet, teksa ishte duke kaluar trafik-ndarësen.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




