LAJM I FUNDIT!! (FOTO) Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

Jugulajm.net
1 Min Read

Është vënë sot në pranga i shumëkërkuari i drejtësisë Ylli Zalla

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Brendshme, përmes një njoftimi.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Mbrëmjen e të shtunës në një automjet që ndodhej para shtëpisë së Ylli Zallës u vendos tritol. Policia u njoftua mëngjesin e të dielës nga bashkëshortja e tij që ndodhet në Itali.

Share This Article